Përplasja me Ramën, Minga: Nëse nuk ka grup që e mbështet, veprimi i Spiropalit do harrohet shpejt

Përplasja me Ramën, Minga: Nëse nuk ka grup që e mbështet, veprimi i Spiropalit do harrohet shpejt

Gazetari Denis Minga, ndërsa ka analizuar përplasjet brenda PS-së mes Ramës dhe Spiropalit në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, tha se nëse bën një veprim të tillë duhet të kesh mbështetje. Sipas tij, nëse Spiropali nuk ka mbështetje nga grupi parlamentar për këtë që po bën, atëherë këto veprime do të harrohen shumë shpejt. Pjesë nga biseda: Borakaj: Luftë reale? Minga: Kur Rama tha “e ke tepruar dy herë, të tretën do përjashtohesh”, nuk mendova se do reagonte. Borakaj: Duhet ta përjashtojë Rama tani? Minga: Kjo është sfidë për Ramën. Por “de facto” Spiropali mund të përjashtohet. Mema: E vetëpërjashtuar si Salianji? Minga: Në fakt, ajo prej muajsh është në një vijë bashkë me Braçen. Mema: Braçe ashtu ka...