Përplasja me protestuesit, një polic i plagosur mbërrin te Truma

Përplasja me protestuesit, një polic i plagosur mbërrin te Truma

Një punonjës policie është dërguar me urgjencë te Trauma pas plagëve të marra gjatë përplasjes me protestuesit. Gazetari i vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se punonjësi i policisë ka pësuar çarje në kokë si dhe djegie në trup pas hedhjes së molotovit para kryeministrisë. Ndërkohë që të lënduar ka patur edhe nga ana e protestuesve pas përdorimit të gazit lotsjellës nga ana e uniformave blu.