Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Përmbytjet në vend! Ministri i Financave: 15 mln euro për banorët e prekur, 5 për sigurimin e digave
PAMJE NGA MBLEDHJA TIRANË-Ministri i Financave, Petrit Malaj ka deklaruar në mbledhjene Emergjencave Civile se në lidhje me situatën pas përmbytjeve në vend janë vendosur 50 milionë euro në dispozicion. Nga kjo shifër 15 milion euro do të shkojë dëmshpërblim për banorët e prekur, 5 për sigurimin e digave dhe rezervuarëve dhe 30 për emergjencat civile. Petrit Malaj: Në programin e Emergjencave Civile kemi parashikuiar rreth 30 milionë euro të cilat janë të ndara në shpenzime kapitale për programin e Emergjencave Civile dhe ka të bëjë me financimin e objekteve apo projekte të cilat lidhen me parandalimin e fatkeqësive natyrore. Vlera që kemi alokuar është rreth 15 mln euro. Kemi planifikuar edhe fondin e kushtëzuar që është rreth 10 milionë euro dhe është një transfertë e...