Përjashtimet e garës! Mblidhet Kryesia dhe Berisha ‘vuloset’ si kandidati i vetëm i PD: Jemi parti e hapur, vazhdojmë…

Përjashtimet e garës! Mblidhet Kryesia dhe Berisha ‘vuloset’ si kandidati i vetëm i PD: Jemi parti e hapur, vazhdojmë…

sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur sot Kryesinë e Partisë Demokratike në selinë blu, duke dhënë direktiva për vijimin e aktiviteteve dhe anëtarësimeve të reja në parti. Berisha theksoi rëndësinë e kryengritjes paqësore të datës 8, duke e cilësuar atë si momentin më të fuqishëm të periudhës aktuale. Kreu i PD tha se duhet ngritur grupi i punës për përgatitjen e Kuvendit Kombëtar më 30 maj, duke thënë se data u zhvendos pasi nuk kishin gjetur sallë. “Këtë periudhë që na ka mbetur është e domosdoshme që kryengritja paqësore e datës 8 të jetë më e fuqishmja. Jemi në muajin elektoral, zgjedhjet në tërësi kanë ecur, ka pasur probleme në ndonjë vend të cilat po zgjidhen në mënyrë demokratike. Por duhet të ngremë një...