Përjashtim pas përplasjeve me Ramën?/ Ish-ministri: Ja nga çfarë varet e ardhmja e Spiropalit në PS

Përjashtim pas përplasjeve me Ramën?/ Ish-ministri: Ja nga çfarë varet e ardhmja e Spiropalit në PS

Ish-ministri Arben Malaj ndau sot një përshtypje lidhur me përplasjet e krijuara së fundmi mes kryeministrit e njëherësh kryesocialistit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali. Duke folur në nje emision televiziv, Malaj theksoi se një vendim për përjashtimin e deputetes nuk varet më plotësisht nga Rama. Malaj tha se sfida më e madhe në këtë moment mes socialistëve është qartësia për hapin e radhës nga Spiropali. “Unë po kuptoj një gjë për Spiropalin, që Rama nuk do të nxitojë ta përjashtojë. Jo se i prishet imazhi, se ka përjashtuar edhe figura me më shumë impakt pozitiv publik në të kaluarën, por nuk do që t’i lerë kohë që të organizohet. Kjo është sfida e Spiropalit; do të dalë përballë, siç doli në Hungari lideri i...