Përfundon takimi Rama-Dendias në Kryeministri

Përfundon takimi Rama-Dendias në Kryeministri

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias ka përfunduar takimin në Kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama. Mësohet se Dendias është takuar fillimisht me homologun e tij shqiptar Ermal Nufi, para takimit kokë më kokë me kreun e qeverisë Rama. Vizita e Dendias në Tiranë shënon rikthimin e palëve në bisedime për ndarjen e kufirit detar. Që prej rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese e marrëveshjes së firmosur nga qeveria Berisha në Tiranë, çdo përpjekje tjetër e qeverive të kryeministrit Rama ka dështuar. Pak vite më parë palët ranë dakord që çështjen ta zgjidhnin me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, por ekipet negociatore nuk u ngritën kurrë për ta përgatitur këtë proces. Në qendër të diskutimeve që po rinisin pritet të jetë përgatitja e një marrëveshjeje formale që...