Përfundon numërimi i votave për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, rezultatet pritet të bëhen publike gjatë pasdites

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, rezultatet pritet të bëhen publike gjatë pasdites

Tashmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike   Sipas gazetares së Top Channel, Elda Menga, po bëhet një verifikim i shifrave, teksa rezultatet parashikohen të publikohen zyrtarisht gjatë pasdites. Delegatët e PD votuan një ditë më parë për 200 anëtarë, në atë që kryedemokrati Sali Berisha e ka quajtur “Ripërtëritje” e Partisë Demokratike. Këshilli i demokratëve është një organ i rëndësishëm që përcakton drejtimin politik dhe organizativ të partisë. Ky Këshill pritet të ketë rol kyç në formimin e Kryesisë së re të PD-së, e cila do të ndikojë në strategjinë opozitare dhe përgatitjet për proceset e ardhshme zgjedhore. Ndërkohë kujtojmë se nga krahasimi i përbërjes së vjetër me listën e kandidatëve...