“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, ka reaguar pas goditjes së grupit të Jetmir Pepës nga SPAK, ku u zbulua trafiku i 7.5 ton kokainë dhe u sekuestruan 232 pasuri me vlerë 12 milionë euro. Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e mban pushtetin përmes lidhjeve me krimin, teksa shtoi se Jetmir Pepa kishte përfituar mbi 50 tendera publikë nga qeveria, kontrata me vlerë 69 milionë euro. Bardhi theksoi gjithashtu se kjo është arsyeja pse kryeministri Rama refuzon të shkojë në parlament dhe të përgjigjet për ‘ndikimin e krimit të organizuar në ndërtim.’ Postimi i plotë i Bardhit: “KRIMI, KRIMI-DROGA DROGA” 7.5 ton kokainë e trafikuar. 50 tendera publikë nga pushteti i Edi Ramës. Mbi 69 milionë euro kontrata. 232 pasuri (rreth 12 milionë...