Përbindëshi Albanian Digital Solution/ Më keq se AKSHI, monopol dhe kontrata publike pa tender
Qeveria ka gjetur një rrugë për të prokuruar të gjitha kontratat publike të teknologjisë së informacionit pa iu nënshtruar ligjit të prokurimeve publike. Me pak fjalë, pa tender. Rruga e ka emrin Albanian Digital Solution, shoqëria publike e krijuar për të zëvendësuar AKSHI-n në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës dixhitale të vendit. Një vendim i fundit i Këshillit të Ministrave, praktikisht krijon një monopol të përbindshëm kombëtar në fushën e Teknologjisë së Informacionit, i cili do të jetë edhe më keq se AKSHI, pasi nuk do të jetë i detyruar të zhvillojë tendera publikë, por i cakton çmimet sipas kostove që përcakton vet. Por si do të funksionojë skema? Të gjitha institucionet e shtetit, që kanë nevojë për ndërtimin e sistemeve të reja dixhitale, mirëmbajtjen...
Burimi:
syri.net