‘Për mediat dhe fëmijët’ – Monolog nga Jorida Tabaku për Piranjat
Unë jam Jorida Tabaku, deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Nuk është e lehtë të lexosh lajmin që dy fëmijë humbin jetën. Aq më tepër kur je vetë nënë. Mirëpo lajmi s'kishte mbaruar akoma… dhe kishte filluar spektakli. Dhe nuk po flas për aksidentin, po flas për atë që erdhi pas tij. Për pamjet e transmetuara pa filtër, pa përgjegjësi, pa asnjë moment hezitimi. Si të ishte diçka normale. Si të ishte diçka e rëndomtë. Ne duhej të ishim duke folur sot pse fëmijët tanë luajnë buzë rruge e jo në parqe; pse njerëz të papërgjegjshëm lejohen të qarkullojnë lirshëm në qytetet tona. Por jo, sepse mediat tona u përqendruan tek spektakli. Kush e transmeton i pari, "ekskluzive", vdekjen. Unë jam deputete. Çdo ditë shkoj në...
Burimi:
syri.net