Peleshi nga Dublini: Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pakthyeshme

Peleshi nga Dublini: Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pakthyeshme

Kreu i Kuvendit Niko Peleshi, ka zhvilluar një takim në Parlamentin e Irlandës në Dublin, ku në fokus ka qenë procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Peleshi ka ndarë detaje nga takimi në rrjetet sociale, ku është takuar me Barry Ward dhe anëtarë të Komisionit për Çështjet e Bashkimit Europian. Sipas tij, bëhet fjalë për një takim të vlefshëm pune dhe shkëmbimi mendimesh mbi arritjet dhe sfidat e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes nga Irlanda, sidomos në kuadër të Presidencës së Këshilli i Bashkimit Europian që vendi do të mbajë në periudhën korrik-dhjetor 2026. “Në Parlamentin e Irlandës, me Barry Ward dhe anëtarët e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Europian.  Një takim i vlefshëm pune dhe...