PE vlerësoi punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor!

PE vlerësoi punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor!

Në Vlorë po zhvillohet konsulta publike për reformën e re administrativo-territoriale, në një moment kur edhe Raporti i Parlamentit Europian për Shqipërinë për vitin 2025, i publikuar sot, mirëpret punën në vijim të komisionit parlamentar ndërpartiak për këtë reformë. Raporti thekson se çdo reformë në këtë fushë duhet të zhvillohet përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe të mbështetur në kritere objektive socio-ekonomike, në përputhje me standardet evropiane të vetëqeverisjes vendore. Në fjalën e tij, bashkëkryetari i kësaj reforme, Arbjan Mazniku, e cilësoi reformën territoriale të kryer në vitin 2014 si një nga reformat më të rëndësishme dhe më efektive të ndërmarra në vend, duke theksuar se ajo ka ndryshuar mënyrën se si qytetarët marrin shërbimet nga pushteti vendor. “Për shumë njerëz, fytyra e shtetit është bashkia”,...