PD thyen bojkotin, demokratët hyjnë në Kuvend nga Akademia e Shkencave
Sali Berisha TIRANË-Opozita ka vendosur të marrë pjesë në seancën e sotme plenare, ndërkohë që jashtë perimetrit të Kuvendit, protestuesit janë mbledhur dhe qëllojnë me vezë ligjvënësit në këtë seancë të parafundit. Berisha dhe demokratët janë futur në Parlament nga porta e Akademisë së Shkencave, ndërkohë që kanë shmangur hyrjen kryesore të parlamentit. Rikthimi në seancë vjen pas dy bojkoteve, ku PD kishte deklaruar më herët se mbështet protestat e qytetarëve dhe demokratët nuk do të shkojnë në seanca, derisa të diskutohen në Kuvend amendamentet për ndryshimin e ligjeve, të kërkuara edhe nga protestuesit.
Burimi:
zeri.ai