PD propozon ndryshime në statut
Partia Demokratike ka propozuar një sërë ndryshimesh në statut, të cilat synojnë riorganizimin e strukturave të partisë, rritjen e përfaqësimit dhe forcimin e proceseve të përzgjedhjes së kandidatëve. Një nga risitë kryesore lidhet me fuqizimin e rolit të Diasporës shqiptare në jetën politike të partisë. Sipas propozimeve, 15% e listave zgjedhore dhe e organeve drejtuese të partisë duhet të përbëhen nga përfaqësues të Diasporës. Ndryshimet parashikojnë gjithashtu rritjen e përfaqësimit të grave dhe vajzave në strukturat e Partisë Demokratike, nga 30% në 40%. Një tjetër pikë e rëndësishme është krijimi i Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputetë dhe kryetarë bashkish. Ky komision do të funksionojë si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë dhe do të veprojë përpara procesit të primareve. Propozimet përfshijnë edhe...
Burimi:
opinion.al