PD, përjashtime edhe në Elbasan, hiqen nga lista e anëtarësisë Doris Madhi, Zheni Gjergji dhe Alesia Balliu

PD, përjashtime edhe në Elbasan, hiqen nga lista e anëtarësisë Doris Madhi, Zheni Gjergji dhe Alesia Balliu

Këtë të dielë Dega e Partisë Demokratike në Elbasan po zhvillon zgjedhjen e drejtuesit të ri të saj. Në garë janë 5 kandidatë, Lumturi Hasa, Durim Cekrezi, Elior Vila, Sokol Shkëlzeni si dhe Alis Narazani. Por teksa ky proces shihet si vendimtar për të ardhmen e degës në këtë qytet, anëtarët po përballen me heqjen e emrit të tyre nga listat e anëtarësisë. Doris Madhi, aktualisht drejtuese e grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, thotë se është hequr pa asnjë njoftim nga lista. “Vendimet merren në mënyrë arbitrare dhe jashtë çdo rregulli. Ky proces nuk është më demokratik”, tha Doris Madhi Nga lista mësohet se është larguar edhe emri i Zheni Gjergjit, pasi ajo u emërua drejtoreshë në Spitalin e Elbasanit, apo edhe...