“PD nuk ecën përpara me këtë drejtim”, analistët kritika Berishës: S’lejon garë të lirë, hiq dorë!

“PD nuk ecën përpara me këtë drejtim”, analistët kritika Berishës: S’lejon garë të lirë, hiq dorë!

Sali Berisha është i dyzuar. Nga njëra anë kërkon zgjedhje të lira e të ndershme që të fitojë kundër Edi Ramës, ndërsa nga ana tjetër sigurohet që gara për kryetarin e partisë së tij të mos jetë e tillë. Këto qëndrime u artikuluan pasditen e së martës në emisionin Studio Live në Report TV, ku të ftuar ishin avokati Romeo Kara dhe ish-kandidati për kryetar të PD-së Bujar Nallbani. Nallbani u shpreh se Partia Demokratike nuk mund të ecë përpara me një njeri si Sali Berisha në krye, dhe u bëri thirrje demokratëve që të mos e ndjekin më. Sipas tij, Berisha po përdor partinë për të mbrojtur vetëm veten dhe rrethin e tij të ngushtë. “Si mund të shkojë përpara PD me këtë njeri?...