PD nis Kuvendin e Ripërtëritjes me Inteligjencë Artificiale, “Skënderbeu” i drejtohet demokratëve: Nuk jam si ai i Elisës, unë kushtoj vetëm 100 euro
Partia Demokratike zhvillon sot punimet e Kuvendit Kombëtar, ku delegatët do të votojnë fillimisht për përbërjen e Komisionit të Drejtimit të Punimeve dhe Sekretariatin Teknik. Para pak çastesh në selinë Blu ka mbërritur kryetari Sali Berisha. Gjithçka nisi me një video të një avatari me pamjen e heroit Kombëtar Skënderbeu, i cili “shprehej” ndër të tjera: “Unë jam Skënderbeu. Jo Skënderbeu i Elisës, para se Elisa të inatosej me Skënderbeun e saj, as Skënderbeu i kullës së Edit në mes të Tiranës. Jam Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, europeisti i parë i këtyre trojeve. Në fakt, jam një avatar i krijuar nga Departamenti AI i Partisë Demokratike. Ndryshe nga avatari i Ramës, Diella, që ka kushtuar milion euro, unë kam kushtuar vetëm 100 euro”....
Burimi:
top-channel.tv