PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, në rendin e ditës zgjedhja e Këshillit Kombëtar
Partia Demokratike zhvillon sot punimet e Kuvendit Kombëtar, ku delegatët do të votojnë fillimisht për përbërjen e Komisionit të Drejtimit të Punimeve dhe Sekretariatin Teknik. Komisioni që do të drejtojë punimet përbëhet nga Ivi Kaso në cilësinë e kryetarit, si dhe anëtarët Floriana Garo, Bardh Spahia, Eliona Shkreli dhe Nada Meçorapaj. Pas miratimit të tyre nga delegatët me votim të hapur, Kuvendi do të nisë zyrtarisht aktivitetin, i cili do të hapet me fjalën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Një nga pikat kryesore të mbledhjes do të jetë prezantimi i tetë amendamenteve statutore, të cilat do të paraqiten nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi, për t’iu nënshtruar më pas votimit të delegatëve. Aktualisht ka nisur regjistrimi i delegatëve. Ndryshimet e propozuara...
Burimi:
opinion.al