PD dorëzon në Kuvend kërkesën për shfuqizimin e 4 ligjve

PD dorëzon në Kuvend kërkesën për shfuqizimin e 4 ligjve

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar zyrtarisht të hënën në Kuvend një paketë ligjore që bashkon interesin publik me interesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Paketa ligjore përfshin: Shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike. Shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura. Shfuqizimin e ligjit për Paketën e Maleve. Shfuqizimin e disa dispozitave në ligjin për Trashëgiminë Kulturore. “Paketa që dorëzuam në Kuvend nuk është thjesht një nismë partiake e opozitës. Ajo sjell në Parlament zërin e shoqërisë që proteston kundër shkatërrimit të Shqipërisë nga një qeveri që deri më sot e ka trajtuar vendin si pronë private”, tha kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, përcjell A2 CNN. “Kjo paketë sjell në Parlament zërin e shoqërisë që kërkon mbrojtjen...