PD çon në “Kushtetuese” marrëveshjen me SHBA: U miratua në shkelje të Kushtetutës
Partia Demokratike ka çuar në Gjykatë Kushtetuese marrëveshjen konfidenciale me SHBA për kredinë 302 mln dollarë për blerjen e pajisjeve ushtarake. “Nëse mazhoranca do këmbëngulte grupi i PD do t’ia nënshtronte atë kontrollit të kushtetueses. Ky paralajmërimin nuk ishte për të bërë politikë. Ajo ishte përpjekja e fundit për të ndalur shumicën që mos të përfshinte edhe marrëdhëniet më të rëndësishme strategjike me SHBA, në një procedurë antikushtetuese. Kërkuam respektimin e afateve kushtetuese, të drejtën e deputetëve për tu njohur me atë që do të votonin. Opozita e ka bërë të qartë se e mbështet në parim këtë marrëveshje se i shërben interesit strategjik të Shqipërisë për të modernizuar FA dhe për të përmbushur detyrimet që burojnë nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Duhet të ishte model...
Burimi:
opinion.al