“Patriotizmi nuk është tek sharjet ndaj meje”/ Rama: Kur ne socialistët organizoheshim për protesta, shumë njerëz i kërcënonin me vendin e punës

“Patriotizmi nuk është tek sharjet ndaj meje”/ Rama: Kur ne socialistët organizoheshim për protesta, shumë njerëz i kërcënonin me vendin e punës

Kryeministri Edi Rama ndodhej këtë të martë në Fier për të festuar 35-vjetorin e themelimit të PS. Ai u ndal tek protestat për Zvërnecin, teksa nënvizoi se patriotizmi nuk lidhet me sharjet ndaj kryeministrit. Kryeministru gjithashtu kujtoi protestat që bënin socialistët kur ishin në opozitë, ku u shpreh se shumë prej njerëzve qeveria i kërcënonte me vendin e punës, në mënyrë që të mos i bashkoheshin protestës. “Në Serbi vajta dhe ua thashë atyre në sy që Kosova është republikë e pavarur dhe një histori që nuk kthehet më mbrapa. Është kollaj të bësh heroin kur del në bulevardin ku u vranë 4 veta me pushkë. Dhe kur ne socialistët organizoheshim për protesta, shumë njerëz nuk vinin dot në protestë, se i merrnin prej flokësh...