Pas seancës në GJKKO, Meta reagon nga qelia: Durim! Akuzat do të çmontohen njëra pas tjetrës

Pas seancës në GJKKO, Meta reagon nga qelia: Durim! Akuzat do të çmontohen njëra pas tjetrës

Ilir Meta reagoi pas seancës gjyqësore, duke deklaruar se Prokuroria ka rrëzuar akuzën kryesore ndaj tij për lobimin e pretenduar prej 1 milion dollarësh për një foto me Presidentin Donald Trump. Sipas Metës, prokurori pranoi në gjykatë se bëhet fjalë vetëm për një pagesë prej 15 mijë dollarësh për kompaninë “McKeon Group”, të cilën ai thotë se e ka deklaruar publikisht dhe para SPAK-ut prej tre vitesh. Meta akuzoi mediat e huaja “Mother Jones” dhe “Kronen Zeitung” për publikimin e lajmeve të rreme, që sipas tij u përdorën për ndërtimin e akuzës dhe izolimin e tij politik për 19 muaj. Ai shtoi se edhe akuzat e tjera ndaj tij do të “çmontohen njëra pas tjetrës”.Reagimi i Metës: Sot, në seancën radhës të gjykimit në themel,...