Pas Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE, reagon Ministria e Jashtme: Moment me rëndësi të veçantë për integrimin

Pas Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE, reagon Ministria e Jashtme: Moment me rëndësi të veçantë për integrimin

Ministria e Jashtme e Shqipërisë e ka cilësuar një moment të rëndësishëm Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE të mbajtur ditën e djeshme në Bruksel. Përmes një njoftimi, Ministria e Jashtme bën të ditur se “Konferenca mirëpriti dhe mbështeti raportin e Komisionit Evropian mbi Piketat e Ndërmjetme (IBAR), sipas të cilit Shqipëria ka arritur një nivel të mjaftueshëm progresi në Grupkapitullin 1 ‘Themeloret’ dhe miratoi edhe Pozicionin e Përbashkët të Bashkimit Evropian për piketat mbyllëse të këtij grupkapitulli.” Sipas Ministrisë së Jashtme, takimi i djeshëm është një gur kilometrik në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Për Ministrinë e Jashtme, rezultatet e Konferencës Ndërqeveritare konsolidojnë më tej rrugëtimin evropian të vendit, forcojnë besimin e partnerëve tanë në vullnetin politik dhe kapacitetet institucionale të Shqipërisë, si dhe...