Pas dështimit të protestës, Salianji sfidon Berishën nesër me foltore: Ka uzurpuar partinë
Një ditë pas protestës së dështuar të Partisë Demokratike, ish-deputeti Ervin Salianji njofton foltoren e radhës me demokratët në Peshkopi, e cila do të mbahet nesër në 18:00. Me një mesazh drejtuar demokratëve se është koha për të çliruar partinë nga uzurpimi, Salianji thotë se këto dy ditë nuk ka folur për përjashtimet e Berishës me qëllim që të respektojë protestën. Por ai thekson se sakrificat e demokratëve nuk e meritojnë degradimin e partisë, duke shtuar se me një lidership të ri dhe frymëzues sheshi dje do të ishte i tejmbushur. Ai e akuzon kryedemokratin Berisha se po e përdor partinë për interesa personale, duke shkruar se nuk ka shërbim më të madh për Edi Ramën se sa të vrasësh nervin opozitar. “Nesër në 18:00...
Burimi:
javanews.al