Pas 8 muajsh pritje, avokatët ndërkombëtarë takojnë Veliajn: Po përgatitet dosja për Strasburgun, do apelojmë vendimin për Ols Dadon

Pas 8 muajsh pritje, avokatët ndërkombëtarë takojnë Veliajn: Po përgatitet dosja për Strasburgun, do apelojmë vendimin për Ols Dadon

Takimi mes ekipit mbrojtës të avokatëve të huaj me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajt në IEVP Durrës ka zgjatur pesë orë. Ky ishte takimi i parë i realizuar mes tyre, pas 8 muajsh kërkesash të vazhdueshme të avokatëve. Avokati Benjamin Brandon deklaroi për median se takimi i sotëm me Veliajn ishte i frytshëm dhe kishte për qëllim përgatitjen e padisë që do të depozitohet në Gjykatën e Strasburgut në vjeshtë. Dosja do të hartohet edhe në bashkëpunim me studion ligjore amerikane, të angazhuar në rastin e kryebashkiakut të Tiranës, por avokatët amerikanë nuk janë lejuar ende nga SPAK të takojnë Veliajn. Sipas mbrojtjes, po dokumentohen të gjitha shkeljet e pretenduara ligjore që do të paraqiten në Strasburg. “Shpresojmë që vendimet që do të merren nga...