“Partitë nuk deklarojnë financimet, 50% s’marrin pjesë në zgjedhje”, Celibashi rekomandon raportime periodike

“Partitë nuk deklarojnë financimet, 50% s’marrin pjesë në zgjedhje”, Celibashi rekomandon raportime periodike

Në mbledhjen e kësaj të marte që po zhvillohet mbi projektligjin për financimin e partive politike, mori fjalën dhe kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. “Ky kuadër ligjor ka boshllëqe, paqartësi dhe për këtë shkak kërkohet një ndërhyrje urgjente dhe e gjerë.”, tha Celibashi për kuadrin ligjor. “Realiteti aktual tregon se financimi politik në shqipëri është një problem kompleks dhe i pazgjidhur. Thelbi, transparenca, llogaridhënia, barazia në garë dhe besueshmëria e publikut. Mungesa e publikimit në lidhje me financimet e partive politike, të cilat nuk vendosin në dispozicion të dhënat financiare, përveçse në momentin kur KQZ publikon raportet e tyre vjetore dhe të fushatës. Kjo do të thotë se transparenca realizohet në mënyrë vetëm pasive dhe qytetarët nuk kanë akses në të dhëna.”, tha Celibashi,...