Partia Socialiste feston 35-vjetorin, Rama: Urime për çdo anëtar të familjes, misioni ynë historik është Shqipëria në BE
Partia Socialiste feston sot 35-vjetorin e themelimit të saj me një organizim të posaçëm në Sheshin “Italia” në Tiranë. Me këtë rast, kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka përcjellë një mesazh urimi për anëtarët dhe mbështetësit e forcës politike që drejton. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama uroi çdo anëtar të “familjes së madhe politike” socialiste, ndërsa theksoi se misioni historik i PS-së mbetet integrimi i Shqipërisë në Bashkimi Evropian. “MIRËMËNGJES 😊dhe me urimin për çdo anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste, si edhe me bindjen e patundur në misionin tonë historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë🇦🇱🌹🇪🇺 “,...
Burimi:
vizionplus.tv