Partia Demokratike thërret Kuvendin Kombëtar më 30 maj, zbulohet edhe axhenda

Partia Demokratike thërret Kuvendin Kombëtar më 30 maj, zbulohet edhe axhenda

Partia Demokratike ka vendosur thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 30 maj 2026, në orën 11:00. Në vendimin e bërë publik, është përcaktuar edhe rendi i ditës. Vendimi për thirrjen e Kuvendit është marrë në mbështetje të Statutit të partisë dhe parashikon diskutime mbi situatën politike në vend, sfidat e integrimit evropian, si dhe çështje që lidhen me funksionimin e demokracisë dhe shtetit ligjor. Në fokus do të jetë edhe përcaktimi i vijës së aksionit politik të PD-së, ndërsa pritet prezantimi i ndryshimeve statutore nga grupet e punës përkatëse. Në axhendë përfshihen platforma për dixhitalizimin dhe modernizimin e partisë, si dhe organizimi i strukturave të saj në diasporë. Gjatë këtij Kuvendi do të zgjidhen dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar. Nr. 207 prot. date 27.04.2026 Vendim nr....