Pano: Skandal në buxhetin e Tiranës, 4 miliardë lekë zhduken

Pano: Skandal në buxhetin e Tiranës, 4 miliardë lekë zhduken

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike, Jonathan Pano, denoncon se në dokumentet zyrtare të buxhetit të Bashkisë Tiranë për 2026, rezulton një diferencë prej 4 miliardë lekësh, rreth 40 milionë euro. Sipas Panos, në tabelën e të ardhurave fondet e trashëguara për 2026 paraqiten 11 miliardë lekë, ndërsa në relacionin shoqërues thuhet se ato janë mbi 15 miliardë lekë. “Kjo nuk është gabim, është skandal. Pyetja është e thjeshtë: ku shkuan 4 miliardë lekë?”, thekson ai. Pano nënvizon se, nëse bëhet fjalë për paaftësi, kemi një bashki që nuk di të lexojë buxhetin e vet; nëse jo, atëherë kemi një problem shumë më serioz me transparencën financiare. “Ky nuk është debat politik, por minimumi i seriozitetit financiar. Tirana nuk qeveriset me gabime 4-miliardëshe”, përfundon...