Paloka: As dhuna dhe as presioni i Policisë nuk e ndalin opozitën, protestat do të vazhdojnë…
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka akuzuar drejtuesin e Policisë së Shtetit se është vënë në krye të atij institucioni me qëllim shërbimi ndaj qeverisë dhe jo të luftës kundër krimit. Në një intervistë për SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, Paloka deklaroi se roli i drejtorit të Policisë në Shqipëri është “lufta kundër opozitës” dhe jo kundër mafies apo korrupsionit. Ai theksoi se opozita do të vijojë protestat pavarësisht, sipas tij, represionit dhe presionit të qeverisë. Paloka u ndal edhe te raporti i fundit i Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke thënë se dokumenti konfirmon shqetësimet e ngritura prej kohësh nga opozita për korrupsionin, zgjedhjet dhe lirinë e medias në vend. Edi Paloka: Patronazhisti i fundit i ardhur në krye të policisë me vetëm...
Burimi:
syri.net