“Paketa e maleve”, Tabaku: Ndërhyrje e rrezikshme! Cenon pronën dhe rrezikon konflikt social

“Paketa e maleve”, Tabaku: Ndërhyrje e rrezikshme! Cenon pronën dhe rrezikon konflikt social

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësime serioze mbi të ashtuquajturën “paketa e maleve”, të cilën e konsideron si një vazhdim të të njëjtës filozofi që, sipas saj, është ndjekur më herët me ligjin e investimeve strategjike dhe me veprimtarinë e Korporatës së Investimeve. Në reagimin e saj, Tabaku thekson se modeli i ndjekur nga qeveria ka nisur me ndarjen e bregdetit për interesa klienteliste, ka vijuar me dhënien e trojeve publike në qytete dhe tashmë, sipas saj, po shtrihet edhe në zonat malore. Ajo e cilëson “paketën e maleve” si një ndërhyrje të rrezikshme që cenon të drejtën e pronës dhe krijon potencial për konflikt social në vend. Sipas saj, kjo nismë...