Paketa e Maleve dhe programi “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama: Një rrugë e re për zhvillimin rural dhe sipërmarrjen shqiptare
Kryeministri Edi Rama ka folur në podkastin “Flasim” edhe për programin kombëtar “Paketa e Maleve”, duke e cilësuar si një mundësi të re për zhvillimin rural dhe turizmin malor. Ai tha se ky program po zgjon interes të madh, veçanërisht nga shqiptarët jashtë vendit, të cilët tashmë po e shohin Shqipërinë si vend për të investuar kursimet e tyre. Ai theksoi se investimi mund të nisë edhe pa titullin përfundimtar të pronësisë, ndërsa 500 të parët që marrin leje për të filluar punën do të përjashtohen për 10 vjet nga taksat. Kryeministri ftoi qytetarët të shfrytëzojnë këtë mundësi. “Paketa e maleve po hap një rrugë të re në zhvillimin rural dhe po krijon premisat për një vlerë të shtuar, për një motor të ri në...
Burimi:
javanews.al