Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Pa prezencën e Veliajt, Këshilli Bashkiak miraton Buxhetin e vitit 2026 për Tiranën
Këshilli Bashkiak ka miratuar buxhetin 2026 me vlerë 400 mln euro për Tiranën. Në mbledhje mungoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kishte kërkuar të ishte prezent, por SPAK ia refuzoi kërkesën.Lexo edhe :Related Posts Buxheti i miratuar parashikon 1500 kuota kredie të butë për çiftet e reja, abone falas për studentët dhe pensionistët, si dhe 1400 bonuse qiraje për familjet e prekura nga tërmeti dhe për përfituesit e ndihmës ekonomike. Gjithashtu, janë parashikuar 9.2 milionë euro për rreth 12 mijë nxënës, të cilët për herë të parë do të përfitojnë ushqim në shkolla.