“Ore, a është me Suel Çelën ky?”, Salianji ironi me Berishën: Unë çdo njeri e kam takuar për llogari të doktorit…
Ervin Salianji, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të PD-së, pa pranuar rivalë përballë. I pyetur nga Ylli Rakipi lidhur me akuzat e Berishës, se ka takuar Suel Çelën, Salianji i quajti budallallëqe dhe ironizoi duke deklaruar se çdo person që ka takur, e ka takuar për llogari të Berishës, pasi ai ishte kryetari. Pjesë nga biseda: Artan Hoxha: Ky në burg nuk ishte me Kadarenë dhe Dritëro Agollin. Përkundrazi kujtoj doktorin kur doli jashtë, tha trajtimi është mizor, kushtet skandaloze. Salianji ishte hero. Kur doli në fushatë, kujtova se e bënte me gjoja, thashë po del si kandidat aty, pastaj e pashë që e kishte seriozisht. Ylli Rakipi: Pasi...
Burimi:
javanews.al