“Opozita ka nevojë për figura të reja, pa peshën e së shkuarës”, analisti: Salianji foli në Kryesi, sot ndodhet në situatë absurde!
Analisti dhe gazetari Agim Baçi komentoi situatën e opozitës në prag të protestës kombëtare të thirrur nga PD, duke theksuar mungesën e mbështetjes së gjerë qytetare dhe problemet e brendshme të lidershipit. I ftuar në News24, ai u shpreh se nëse protestat nuk arrijnë të mobilizojnë qytetarët, atëherë opozita nuk po përmbush rolin e saj. “Nëse qytetarët nuk mbushin sheshet të zemëruar, atëherë kemi një situatë tjetër. Nëse opozita është e kënaqur me kaq, unë nuk besoj se kjo është opozita”, tha ai. Baçi theksoi se lideri i PD-së, Sali Berisha, ndodhet në një situatë të vështirë politike, pasi sipas tij, nuk ka përmbushur premtimet e bëra pas rikthimit në krye të partisë. “Ai premtoi se nuk do të lejonte manipulimin e zgjedhjeve, por ka...
Burimi:
javanews.al