“O hajdut me syze”/ Protestuesit ‘shënjestrojnë’ Vangjel Dulen, e qëllojnë me vezë dhe domate

“O hajdut me syze”/ Protestuesit ‘shënjestrojnë’ Vangjel Dulen, e qëllojnë me vezë dhe domate

PAMJE NGA NGJARJA TIRANË-Edhe kreu i PBDNJ-së dhe deputeti Vangjel Dule është qëlluar me vezë dhe domate nga protestuesit e mbledhur përpara Kuvendit. Teksa po hynte në këmbë në ambientet e Parlamentit, disa qytetarë iu drejtuan me thirrjet: “O hajdut me syze”. Më pas, deputeti u qëllua me vezë dhe domate, ndërsa objekt i sulmit u bënë edhe persona të tjerë që po hynin në Kuvend së bashku me të.