“O hajdut me syze!”/ Protestuesit ‘presin’ me vezë Vangjel Dulen

“O hajdut me syze!”/ Protestuesit ‘presin’ me vezë Vangjel Dulen

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me incidente të vazhdueshme para godinës së Kuvendit, ku qytetarët e mbledhur në protestë kanë shënjestruar deputetët dhe punonjësit që hyjnë në institucion. Një prej personazheve që u përball me revoltën e protestuesve ishte kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Teksa po hynte në këmbë brenda rrethimit të Kuvendit, Dule u bë objekt i thirrjeve të ashpra nga turma. Qytetarët nuk ngurruan t’i drejtoheshin me epitete fyese, duke thirrur në kor, “O hajdut me syze!”.