“Nuk rrëzohet Rama me broçkulla”- Spaho kritika të forta PD-së: Ku është katandisur opozita, e konsumuar dhe pa ide! Në shtator sezon i ri, avaz i vjetër!
Ish-deputeti demokrat dhe ish-nënkryetari i Parlamentit Edmond Spaho, ka hedhur sot (17 gusht) kritika të forta ndaj lidershipit të PD. Teksa i cilëson si komentues të mazhorancës se çfarë ndodh brenda saj, ai vë në dukje se nuk ka asnjë projekt dhe ide në opozitë se si do rrëzohet Rama. Ai i quan “të lodhur, pa ide dhe kokëfortë për të ndryshuar”, që flasin për broçkulla e 300 spartanë të protestës. Për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Edmond Spaho, opozita në Shqipëri është pa ide, program e vizion duke u kthyer sipas tij në ‘komentuesen e mazhorancës’. Komentet Spaho i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar se PD pretendon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti në shtator, por sipas tij, opozita...
Burimi:
javanews.al