“Nuk pritën të thahej uji në kurrizin e Saliut…”, Alibeaj sulmon rezolutën e integrimit: Rama-Berisha marrëveshje..
“Akoma nuk janë përzhitur flakët e molotovëve dhe nuk është tharë ende uji në kurrizin e Berishës nga autobotët e as loti në sytë e tij nga gazi lotsjellës… dhe befasisht i shohim të bien dakord për një projektrezolutë për integrimin… një paralajmërim për marrëveshje të tjera okulte që nuk i sjellin asgjë të mirë shqiptarëve”. Kështu mendon ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj për paktin e fundit mes mazhorancës dhe opozitës që u finalizua me një rezolutë në parlament e votuar nga dy palët. Në një intervistë televizive, Alibeaj komenton të nënkuptuarën e kësaj marrëveshjeje të re, e cila sipas tij nuk ka asnjë lidhje me integrimin, dhe asgjë të mirë në vazhdimësi veçse me pazare mes Ramës dhe Berishës për të mbajtur secili pozicionin...
Burimi:
sot.com.al