“Nuk na tret dheu pa e futur Saliun në burg”, Malltezi i kujton Ballës deklaratën në gjykatë: Ke thënë 7 gënjeshtra!
A2CNN ka zbardhur dëshminë e plotë dhe përgjigjet që dha kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla në seancën e çështjes “Partizani”, ku ai u paraqit në GJJKKO në cilësinë e kallëzuesit. Gjatë pyetje-përgjigjeve Malltezi deklaroi se dëshmitari ka thënë “7 gënjeshtra deri tani”, duke iu referuar pohimeve të Ballës në seancë. Balla kërkoi nga kryetarja e gjykatës që “të mos fyhet”, duke u shprehur se “nuk ka ardhur në seancë për të fyer”. Sakaq, Malltezi risolli në vëmendje një deklaratë që sipas tij ka bërë Balla në Kuvend, ku është shprehur “nuk na tret dheu pa e futur Saliun në burg”. Kujtojmë që ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, janë në akuzë në lidhje me privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”. Pyetje-përgjigje Malltezi: Dëshmitari ka 7...
Burimi:
javanews.al