‘Nuk largohemi nga bulevardi pa dorëheqjen Rama’/ Protestuesi: Policia të refuzojë urdhra kundër qytetarëve

‘Nuk largohemi nga bulevardi pa dorëheqjen Rama’/ Protestuesi: Policia të refuzojë urdhra kundër qytetarëve

Në ditën e 29-të të protestës para Kryeministrisë, një nga qytetarët që mori fjalën deklaroi se qëndresa njëmujore ka rrëzuar bindjen se shqiptarët nuk reagojnë ndaj problemeve të vendit. Ai u bëri thirrje Policisë së Shtetit të mos provokojë protestuesit dhe qytetarëve të mos bien pre e provokimeve, duke theksuar se protesta do të vijojë në mënyrë paqësore deri në dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Qytetari: Kjo protestë më së fundmi u dha një përgjigje të gjithë parashikimeve, sidomos ndaj brezit të ri, gjeneratës Z. Sepse ishim mësuar që të na thoshin se ne nuk çohemi, shqiptarët nuk bashkohen, nuk ngrihen, nuk reagojnë për problemet. Por mbas kësaj qëndrese njëmujore, tashmë besimi tek njëri-tjetri është rritur dhe duket që shqiptarët e kanë ndarë mendjen për...