“Nuk ka kthim mbrapa”, Rama: “Busulla” e shqiptarëve Bashkimi Evropian, pa BE-në nuk do të kishim drejtësi të pavarur

“Nuk ka kthim mbrapa”, Rama: “Busulla” e shqiptarëve Bashkimi Evropian, pa BE-në nuk do të kishim drejtësi të pavarur

Në fjalën e tij në sesionin hapës të Kongresit Botëror të Ligjit, kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria shqiptare ka vendosur të “dorëzojë shpatën” e drejtësisë, e cila sipas tij për një kohë të gjatë është mbajtur në zyrën e kreut të qeverisë. Ai theksoi se ky proces nuk do të ketë kthim mbrapa dhe se busulla strategjike e vendit mbetet Bashkimi Evropian. Rama shtoi se reforma në drejtësi dhe procesi i integrimit europian janë të pandashëm, duke e cilësuar BE-në si burimin kryesor të standardeve institucionale për Shqipërinë. Ai u shpreh i bindur se vendi do të vijojë përpara në këtë rrugë, pavarësisht kostove dhe sfidave që ajo sjell. Kryeministri theksoi gjithashtu se Kongresi Botëror i Ligjit që do të mbahet vitin e ardhshëm...