“Nuk ka bllokim, nuk ka veto”, Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha raporton përpara deputetëve në Komisionin e Jashtëm

“Nuk ka bllokim, nuk ka veto”, Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha raporton përpara deputetëve në Komisionin e Jashtëm

Në Komisionin për Punët e Jashtme, ministri për Europën dhe Punën e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh se merita është kolona vertebrale e procesit drejt anëtarësimit të plotë në BE. Edhe njëherë tjetër kryediplomati shqiptar hodhi poshtë qëndrimet e dy muajve të fundit të opozitës, e cila ngulmon se ky proces është bllokuar. “Këto pretendime për bllokim nuk qëndrojnë. Nuk ka veto, nuk ka bllokim. Procesi vijon normalisht”, tha Hoxha. Por kjo përgjigje e ministrit nuk i bindi dot deputetët e opozitës për të ndryshuar qëndrim. “Vendet anëtare nuk miratuan raportin IBAR. Ne kemi ngelur në vend me integrimin. Mos të gënjejmë, mos të bëjmë demagogji. Procesi i integrimit ka hyrë në kalendat greke dhe nuk dihet kur do të dali”, u shpreh Tritan Shehu,...