“Nuk jemi më shoqëri e varfër”, Rama: Dikur fitoheshin zgjedhje me çakull, sot nuk shihen kilometrat. Sfida është cilësia

“Nuk jemi më shoqëri e varfër”, Rama: Dikur fitoheshin zgjedhje me çakull, sot nuk shihen kilometrat. Sfida është cilësia

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar vizionin e “Rilindjes Urbane 2.0”, duke deklaruar se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, ku pritshmëritë e qytetarëve janë rritur dhe fokusi nuk është më vetëm te ndërtimi i infrastrukturës, por te cilësia e shërbimeve dhe përvoja që ato ofrojnë. Gjatë fjalës së tij në eventin “Rilindja 2.0”, Rama tha se shoqëria shqiptare nuk është më në një fazë mungesash si më parë, por kërkon më shumë dhe më mirë. Fjala e Ramës: “Nuk jemi një shoqëri e varfër. Shoqëritë e varfra janë shumë më dominante ndaj ankesave, sepse dominon mendësia që “ka edhe më keq”. Shoqëritë që hyjnë në një fazë zhvillimi, ku gjëra që deri dje dukeshin të pamundura për t’u bërë pjesë e jetës,...