“Nuk i lamë kurrë në baltë hebrenjtë!”, Rama në Izrael: Shqipëria e palëkundur kundër antisemitizmit dhe islamofobisë

“Nuk i lamë kurrë në baltë hebrenjtë!”, Rama në Izrael: Shqipëria e palëkundur kundër antisemitizmit dhe islamofobisë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Jeruzalem të Izraelit në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Shefi i qeverisë është pritur nga homologu Benjamin Netanjahu, me të cilin po mban edhe një deklaratë për shtyp. Në fjalën e tij, Rama theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Izraelit, të ndërtuara mbi një miqësi të thellë historike mes dy popujve. Ai vuri në dukje trashëgiminë unike të Shqipërisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Holokaustit, duke e cilësuar atë si një dëshmi të kurajës morale të shqiptarëve, që duhet ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi. Kryeministri deklaroi se qeveria shqiptare mban një qëndrim të qartë dhe të pandryshuar kundër antisemitizmit, si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, po aq sa kundër islamofobisë....