“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

Ambasadori shqiptar në Ukrainë Ernal Filo ka deklaruar se nuk është momenti për të thirrur Nenin 4, pavarësisht zhvillimeve të fundit të sigurisë në Ukrainë. Sipas tij, sulmet ndaj ndërtesave diplomatike kanë ndodhur edhe më herët dhe janë pasoja të situatës së luftës, të cilat vendet e përfaqësuara i kanë menaxhuar me reagim të përbashkët. Ambasadori theksoi se aktualisht vendet partnere, përfshirë Bashkimin Europian, kanë vlerësuar masat e marra dhe se ambasadat ndërkombëtare do të vijojnë të qëndrojnë në Kiev, pavarësisht rreziqeve ekzistuese dhe paralajmërimit të Rusisë për goditje të vazhdueshme ndaj Kievit. “Nuk është rasti për të thirrur nenin 4. Edhe më parë, gjatë sulmeve, ambasada e Azerbajxhanit është goditur 3 herë. Në 2024, kur ne sapo morëm ambientet, u godit godina ku është...