“Nuk e shkel vijën e kuqe as për Ballukun, është çështje e drejtësisë”, Rama: S’i mbaj pishën asnjë bashkëpunëtori
Mazhoranca nuk do të japë autorizimin për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku duke ftuar deputetët e Kuvendit që të rrëzojnë kërkesën e SPAK. Ulsi Manja, i cili prezantoi raportin e antarëve të mazhorancës në Këshillin për Mandatet dhe Imunitetin tha se nuk plotësohen kushtet ligjore për rëndimin e masës së sigurimit ndaj Ballukut. Gjatë mbledhjes kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka ndërmend të shpallë as hero, as viktimë deputeten Belinda Balluku, duke theksuar se çështja e saj i takon drejtësisë dhe se prokuroria duhet të shterojë çdo pistë që mund të çojë te korrupsioni. Ai nënvizoi gjithashtu përgjegjësia është personale dhe theksoi se nuk ka plan të shkelë vijën e kuqe që ka vendosur pas miratimit të Reformës në Drejtësi. Rama: Nuk kam plan...
Burimi:
vizionplus.tv