Nuk e regjistrua si kandidat në zgjedhje për kreun e PD, Salianji: Partia Demokratike është më e madhe se çdo individ që tenton ta mbajë peng

Nuk e regjistrua si kandidat në zgjedhje për kreun e PD, Salianji: Partia Demokratike është më e madhe se çdo individ që tenton ta mbajë peng

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka reaguar pas refuzimit të dokumentacionit të tij për t’u regjistruar në garën për kreun e PD-së. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Salianji thekson se PD është pasuri kombëtare dhe jo pronë private. Sipas tij, ajo që ndodhi sot është një akt i padëgjuar ndonjëherë në historinë politike. Më tej, Salianji thekson se kjo betejë nuk përfundon sot, por do të vijojë. Postimi i Salianjit: Partia Demokratike është pasuri e shqiptarëve. Ajo nuk mund të jetë pronë private. Sot u konsumua një akt i padëgjuar ndonjëherë në historinë politike: refuzimi i pranimit të dokumenteve të kandidimit për kryetar të Partisë Demokratike. Ky nuk është thjesht një vendim procedural. Është prova më e qartë se Partia Demokratike po trajtohet...