“Nuk e njoh partinë e Saliut si ndërmjetëse mes PS dhe protestuesve”, Balla” Protesta “u vodh”, investimi në Zvërnec do të vijojë
Taulant Balla në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se mazhoranca nuk do të mbështesë kërkesën e Partisë Demokratike për mocion me debat lidhur me protestën për projektin në Zvërnec. Kreu i Grupit të PS theksoi se nuk e njeh Partinë Demokratike si ndërmjetëse mes mazhorancës dhe protestuesve, ndërsa u shpreh se respekton qytetarët që ngritën shqetësime për çështjet mjedisore, por nënvizoi se investimi strategjik në Zvërnec do të vijojë. Balla: Në cilësinë e kryetarit të grupit informova grupin mbi qëndrimin që do mbajmë mbi disa kërkesa që kanë ardhur me debate. Sa i përket një kërkese për mocion me debat mbi disa kërkesa nga grupi parlamentar i PD të lexuara nga protesta e kam thënë...
Burimi:
vizionplus.tv