Nufi tek investimi i “Guna Tactical”: Industria e mbrojtjes, një shtyllë e re e ekonomisë dhe sigurisë
Ministri i Mbrojtjes z. Ermal Nufi, së bashku me Zëvendëskryeministren e Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, zhvilluan një vizitë inspektuese në kantierin e kompanisë “Guna Tactical”, ku po ndërtohet një nga investimet më të rëndësishme në industrinë shqiptare të mbrojtjes. Gjatë vizitës u vlerësua ecuria e punimeve dhe rëndësia strategjike e këtij investimi, i cili përfaqëson një hap konkret në drejtim të zhvillimit të një industrie moderne të mbrojtjes, me potencial të lartë për të kontribuar në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe forcimin e kapaciteteve kombëtare të sigurisë. “Guna Tactical po ndërton një fabrikë të specializuar për projektimin dhe prodhimin e veshjeve dhe aksesorëve për Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, Policinë e Burgjeve, struktura të tjera të sigurisë, si dhe...
Burimi:
javanews.al